Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, ESHS: Gati 50 mijë mërgimtarë janë vetëregjistruar

12.03.2021 18:24

Enti Shtetëror për Statistika njofton se janë regjistruar gjithsej 49.837 qytetarë nga diaspora...

Regjistrimi online i mërgimtarëve vazhdon deri më 21 prill ndërsa zëvendëskryeministri, Artan Grubi, ka apeluar që diaspora ta shfrytëzojë këtë mundësi.
 
“Jemi në një fushatë intensive edhe si pjesëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit por edhe si parti politike, fushatë e përditshme e përkrahim po përpiqemi. Bëj apel përgjërues deri te diaspora jonë që ta shfrytëzojë këtë rast dhe të regjistrohet dhe të ndihmon vetveten dhe t’i ndihmon bashkëqytetarët e tyre këtu në vendin tonë dhe uroj që të zhvillohet në mënyrë më të mirë të mundshme ashtu siç është paraparë edhe në ligjin për regjistrim.”,- deklaroi zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.
 
Nga enti i statistikës kanë sqaruar, se gjatë paraqitjes në aplikacion, shfrytëzuesi regjistrohet dhe shënon numrin amë, e-mail adresën, e cila më pas verifikohet me mesazh në e-mail dhe numrin e telefonit të shfrytëzuesit.
 
Faza e parë e regjistrimit filloi më 1 mars me regjistrimin e mërgatës, regjistrimin e punonjësve në përfaqësitë konsullore diplomatike dhe familjet e tyre, ushtarët që ndodhen jashtë, të burgosurit dhe të pastrehët. Regjistrimi i popullsisë rezidente në RMV do të mbahet prej 1 deri më 21 prill.
 
NAIM RAMADANI