Maqedoni

Vevçan, rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, kryesisht të rinj

12.03.2021 18:42

Numri i pacientëve të infektuar me Covid 19 në Vevçan dhe Strugë është duke u rritur...

Rastet e reja të të infektuarve janë kryesisht pacientë të moshave të reja. Javë më parë në komunën e Vevçanit nuk kishte asnjë rast me Covid 19, ndërsa vetëm javën e kaluar numri u rrit në 20 persona.
 
Shqetësuese është fakti që shumica prej tyre janë të moshave 20 deri në 40 vjeç. Disa prej tyre janë me pamje të rëndë klinike dhe janë dërguar në departamentet e sëmundjeve infektive në Strugë dhe në Shkup. 
 
“Kufiri i moshës është relativisht i ri, kështu që nga 20 në 40 vjeç, diku rreth 60% e pacientëve. Pamja klinike është e njëjtë si më parë, ne nuk kemi ndonjë ndryshim. Aktualisht kemi 10 pacientë që janë në terapi, ndërsa 5 pacientë të tjerë kemi dërguar në spitalin modular në Strugë.”,- tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në Vevçan, Jovan Stojkoski.
 
Shumica e të infektuarve të rinj me Covid-19 në rajonin e Strugës janë nga Vevçani, por numri i të infektuarve është rrit edhe në fshatrat Veleshtë, Oktis, Dobovjan dhe Tatesh. Një pjesë e tyre janë duke u trajtuar në qendrën shëndetësore në Vevçan. 
 
“Ky numër i pacientëve është më i ulët krahasuar me nëntorin dhe ne mendojmë se jemi të pajisur për të menaxhuar këtë fluks pacientësh me Covid 19.”,- theksoi drejtori i Qendrës Shëndetësore në Vevçan, Jovan Stojkoski.
 
Në spitalin e Strugës momentalisht janë duke u trajtuar rreth 20 pacientë. Spitali modular është gati, ka furnizim të oksigjenit dhe nëse numri i rasteve të reja rritet, pacientët do të dërgohen atje. Ndryshe nga Ohri, numri i rasteve aktive me Covid-19 në Strugë është tre herë më i vogël. 
 
ILMIJE ZHAKU