Maqedoni

Gjykata e Apelit, Mijallkov mbetet në paraburgim

12.03.2021 19:27

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkovit për të dalë nga paraburgimi...

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkovit për të dalë nga paraburgimi.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, më 26 shkurt të këtij viti u dënua me 12 vite burg për rastin “Target-Fortesa” për shoqërim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm.

Gjykata vendosi që ta pranojë propozimin e prokurores Lençe Ristovska e cila kërkoi paraburgim efektiv në vend të masës për arrest shtëpiak për Mijallkov, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Shutkës.