Botë

Shqipëri, 16 të vdekur e 681 të infektuar; Kosovë, 6 të vdekur e 730 të infektuar

12.03.2021 19:53

Shifra të larta të personave të vdekur dhe të infektuar nga virusi Korona në Shqipëri dhe Kosovë...

Shifra të larta të personave të vdekur dhe të infektuar nga virusi Korona në Shqipëri dhe Kosovë.
 
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 681 raste të reja me COVID nga 3340 testime të kryera.
 
Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 16 pacientë. Janë shëruar 872 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë. 
 
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.317 persona, prej të cilëve 730 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë regjistruar edhe 6 raste të vdekjes.
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 512 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 10.530.