Maqedoni
Gabime të shumta në të folur dhe në të shkruar
22.11.2014 18:19
“TABLETA TË JODURIT, MOS PARK GARAGE JANË PËRDORUR EMRI MARIMANGË, MILLË, SHKUNDUR PARA SE TË PËRDORNI, AJVAR ZEMËRUAR , NDJËHUNI TË MBROJTUR SËPSË”...

“TABLETA TË JODURIT, MOS PARK GARAGE JANË PËRDORUR EMRI MARIMANGË, MILLË, SHKUNDUR PARA SE TË PËRDORNI, AJVAR ZEMËRUAR , NDJËHUNI TË MBROJTUR SËPSË” , janë disa prej mbishkrimeve që i hasim në përditshmëri në vitrinat e shitoreve dhe përmbajtjet e ambalazheve të produkteve.
Edhe pse kanë kaluar 106 vite prej Kongresit të Alfabetit Shqip gabimet drejtshkrimore janë me bollëk. Këto gabime ua prishin syrin edhe kalimtarëve të cilët me keqardhje thonë se jo vetëm që nuk marrin vesht se cka duan të thonë por janë edhe mjaft qesharake.
“Sejcilit i vritet syri, pasi është një gjuhë e vjetër dhe jemi një popull I vjetër, mund të them se për popullin tonë gjithëcka më dhem, është drejtshkrim apo dicka tjetër, po ne duhet të jemi më aktiv dhe të mos jetë vetëm ky port ë gjithë aspektet,”shprehet qytetari.
“Nuk e kemi shprehi përndryshe duhet të konsultohen ato, unë kam pasur rastin të shikoj një reklamë që shkruante cokollata e zviceriane ose cokollata zviceriane ose cokollata e Zvicrës para se ti bëjnë reklamat duhet të konsultohen me profesorët që janë të linguistikës,”shprehet qytetari.
Popullata duhet të vetëdijësohet se gjuha nuk është vetëm e albanologëve dhe për gjuhën nuk duhet të kujdesen vetëm ata por duhet të kujdesi I të gjithëve shqipfolësve sepse me të identifikohet sejcili shqiptarët porsisin albanologët.
“Është mirë që gjithëmon të konsultohen me albanolog, por jo kushtimisht sepse teknologjia është zhvilluar shumë dhe kanë mundësi për ta parë formën e drejt apo të saktë të mbishkrimit, reklamës, apo cfardoqoftë që e bëjnë, kemi fjalor elektronik, format e gabuara nënvizohen me të kuqe për të dhënë formëne e drejt por jo për të përdorur google translat”, shprehet albanologja Ajtene Qamili.
Me “Google Translate” jo vetëm që dalin fjalët pa kuptim, por shpesh ndodh të del ndonjë fjalë që nuk ekziston në fjalor dhe të bëhet një laramani shqip, anglisht dhe maqedonisht.
Përkthimi është një punë me vështirësi dhe duhet të përshtatet e gjithë fjalia apo thënja me sistemin gjuhësor dhe shprehjet frazologjike thotë albanologia Qamili.
RINA TURKESHI-SAHITI
