Imunizimi nga “Covid 19” vijon me punëtorët shëndetësor
Kapacitetet spitalore me shpejtësi....

Kapacitetet spitalore me shpejtësi po mbushen me pacientë kovid pozitiv. Numri i të sëmurëve gjithnjë shënon rritje, ndërsa vaksina ka vetëm për puntorët shëndetësor. Sipas paralajmërimeve vaksinat e para për qytetarët do të arrinë deri në fund të muajit nga kompanitë Fajzer dhe Astra Zeneka.
“Përparësi ka personeli shëndetësor për vaksinim, ata të jenë të mbrojtur që të na mbrojnë neve, por kjo duheshte të bëhet më herët që ta mbërrimë rradhën edhe ne.
“Vaksinat janë vonuar, duheshte më herët të arrinë por e tërë bota përballet me pandeminë dhe nuk mund të arrihet deri te vaksinat”.
“Më ftuan dhe nuk u paraqita, pres që të arrinë vaksina më të sofistikuara dhe atëherë do të vaksinohem” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Ndërkohë vazhdon vaksinimi i puntorëve shëndetësor. Në Poliklinikën Jane Sandanski në nivel ditor me vaksinën ruse Sputnik vaksinohen 250 puntorë shëndetësor.
Nga vaksina ruse sputnik në vend ka tre mijë doza për imunizimin e tre mijë puntorëve shëndetësor. Në dy javët e ardhshme pritet të arrinë edhe dozat për revaksinim. Kjo vaksinë aplikohet në Poliklinkën Jane Sandanski.
Nga vaksinimi nuk shënohen pasoja serioze për shëndetin.
“Informatat që i kemi nga ata që paraprakisht janë vaksinuar janë dhimbje lokale, dhimbje në vendin e aplikimit dhe temperaturë pak e ngritur trupore por kjo nuk ndodh te një numër i madh i njerëzve. Kishte edhe dy kolabime të pacientëve që ndodhën paparashikueshëm por jo si reaksion i vaksinës por nga ataku i panikut që ka ndodh gjatë monetit të vaksinimit” – tha një infermiere.
VMRO, për vaksinat është paguar dyfish më shumë
Nga partia opozitare VMRO DPMNE pyesin Ministrinë e Shëndetësisë për tentimin që përmes firmës private si ndërmjetësues të arrihet deri te 200 mij vaksina nga Sinofarmi kinez. Nga kjo parti thonë se është paguar dyfish më shumë sesa çmimi i vërtetë.
Ministria e Shëndetësisë, opozita me shuma të rrejshme për vaksinat
Ministria e Shëndetësisë në llogarinë e Stabri Interneshënëll firmë fantome nga Hongkongu ka paguar 12. 5 milion euro për 200 mij vaksina. Kjo është dëshmi se Zaev dhe Filipçe paguajnë 62.5 dollarë për një vaksinë. Të dhënat që i shpalosin mediumet është se një vaksinë e Sinofarmit kushton më së shumti 32 dollarë.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë i demanton dokumetet që opozita i plason duke thënë se janë shpallur shuma të rrejshme të cilat paraqiten si çmime të blerjes së vaksinave. Nga MSH thonë se procesi i furnizimit me vaksina është i besueshëm në veçanti çmimi i vaksinave dhe kjo është politikë globale. (Flutura Latifi, TVM2)
