Maqedoni
Fidane të reja në Likovë për ditën e Alfabetit
22.11.2014 18:22
Me mbjelljen e fidaneve të reja , Komuna e Likovës sot shënoi 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit...

Në të vërtetë sot u mbollën 36 fidane për çdo shkronjë nga një fidan si dhe nga një fidan për të gjithë dëshmorët e rënë apo gjithsej 120 fidane.
Mbjellja e fidaneve filloi nga Gjimnazi “Ismet Jashari “ në Likovë për të vazhduar tek lapidari i Ismet Jasharit – Komandant Kumanova në Orizare dhe në varrezat e dëshmorëve nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Likovës.
Me rastin e Ditës së alfabetit, mbrëmë në Kumanovë, “ Java kulturore shqiptare “ organizoi një manifestim kulturor , ku morrën pjesë edhe nxënës të shkollave fillore e të mesme.
Më pas referatin për Ditën e alfabetit e lexoi Selajdin Shabani, kurse nxënësve të dalluar iu ndan mirënjohje.
NEXHAT AQIFI
