“Covid 19”, 20 viktima, 1031 raste të reja, 241 të shëruar

13.03.2021 17:37

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga  4373   testime të bëra ka regjistruar 1031  raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 20 persona,  ndërsa  janë shëruar 241  pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 492 raste i pasuar nga Prilepi me 64, Kavadari 53, Velesi 47, Tetova dhe Gostivari 45, Ohri 31, Manastiri 30

dhe qytetet e tjera me numër më të  ulët të  të infektuarve.

Betejën me covid 19 e kanë humbur 20  pacientë, prej të cilëve nëntë pacientë  nga Shkupi, nga një dhe dy pacientë  në Prilep, Veles dhe Manastir, Kumanovë, Gostivar, Kavadar dhe Koçan.

 Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 112.107 prej tyre  janë shëruar 97.166   kanë humbur jetën 3.300  dhe numri i rasteve aktive shënon 11.641.