Vaksinat kineze, ASH-AAA kërkojnë dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes

13.03.2021 18:31

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa....

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, për siç thonë, skandalin me kompaninë fantome të vaksinave kineze.

“Edhe në këtë kohë krize ku mijëra qytetarë janë të infektuar, kur numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë, kur fatkeqësisht edhe numri i qytetarëve që e humbin jetën është në rritje, ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk e kanë mendjen që të sigurojnë vaksina në mënyrë të rregullt, por përkundrazi bëjnë pazarllëqe dhe ndërmarrje jashtë çdo norme humane. Është për tu habitur se si kryeministri Zaev, i përdor kompanitë që përmenden në të ashtuquajturat “bomba”, nga aktiviteti kriminel i Gruevskit, për të njëjtin qëllim, por tani edhe në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Në këtë situatë, gjëja më e logjikshme do të ishte dorëheqja e ministrit Filipce dhe kryeministrit Zaev, për të mirën e qytetarëve” – u shpreh Artina Qazimi nga ASH-AAA.