Covid 19, Shqipëri: Nis vaksinimi i arsimtarëve

13.03.2021 19:09

Në Shqipëri filloi vaksinimi i mësuesve me 38 400 dozat e vaksinës....

Në Shqipëri filloi  vaksinimi i mësuesve me 38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat mbërritën mbrëmë e të siguruara nga Qeveria, nëpërmjet mekanizmit COVAX. Deri tani kanë mbërritur 71,160 doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca, ndërsa janë kryer rreth 24 mijë vaksinime.

Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani 1,6 milion doza vaksine për 800 mijë qytetarë. Kryeministri Edi Rama I cili ishte I pranishëm në procesin e vaksinimit tha se shumë shpejt pritet një sasi e konsiderueshme vaksinash.

“Të paktën gjithë mësuesit njësoj si mjekët dhe infermierët të mos kenë më mundësi të preken nga virusi.Ne jemi afër një lajmi të madh tani. Edhe pak ditë edhe besoj do të sjellim edhe një sasi tjetër të konsiderueshme” – tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kosovë: Mbërrin varianti britanik i koronavirusit, konfirmohen 3 raste

Edhe pse situata është përkeqësuar, Kosova është vendi I vetëm në rajon që nuk ka siguruar akoma asnjë lloj vaksine dhe se imunizimi I popullatës duket I largët. Varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Kosovë, ku janë të konfirmuara tri rastet e para.

Mali i Zi, situata del jashtë kontrollit

Situata jashtë kontrolli ka dal edhe në Malin e Zi, ku cdo 2 minuta në këtë vend infektohet një person, ndërsa çdo 150 minuta një person humb jetën, njoftojnë autoritetet.  Ndërkohë Serbia për fundjave është mbyllur në karantinë të plotë për shkak të shifrave të larta me Covid 19.

Bullgaria largon nga përdorimi vaksinën AstaZeneca

Bullgaria e heq nga përdorimi vaksinën AstraZeneca. Jo vetëm Bullgaria por edhe një numër vendesh si Danimarka, Norvegjia, Islanda, Tajlanda si dhe disa rajone në Spanjë kanë pezulluar përhapjen e vaksinës AstraZeneca,  pas raporteve të mpiksjes së gjakut tek disa individë që e kanë marrë atë.

Italia dhe Austria kanë ndaluar përdorimin e kësaj vaksine në disa grupe të caktuara individësh si një masë paraprake.

OBSH: Do të vazhdojnë analizat e vaksinës AstraZeneca

“OBSH është në dijeni se disa vende kanë pezulluar përdorimin e vaksinave AstraZeneca bazuar në raportet e mpiksjes së gjakut në disa njerëz që morën doza të vaksinës. Kjo masë u mor paraprakisht  ndërsa një hetim i plotë është  duke u përfunduar. E rëndësishme është të vëmë theksin tek  raporti i Agjencise Evropiane së Barnave që është shprehur se momentalisht nuk ka asnjë tregues për një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe se vaksina mund të vazhdojë të përdoret ndërsa hetimi i saj po vazhdon” – tha Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Komisioni Evropian u shpreh gjatë javës se vaksina AstraZeneca është ende e sigurt për t’u përdorur, duke shtuar se Agjencia Evropiane e Barnave kishte miratuar një rishikim paraprak për rastin në Austri “ku ata thanë se nuk ka ndonjë tregues specifik që vaksinimi të ketë çuar në këto rezultate”. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)