Një muaj pas zgjedhjeve në Kosovë, Komisioni Qendror ka çertikfuar rezultatet
Komisioni Qendrori zgjedhjeve në Kosovë....

Komisioni Qendrori zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.
Nga rezultatet e shpallura Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28% të votave që i siguron këtij subjekti 58 ulëse në Kuvendi, e dyta radhitet PDK me 17.09% të votave, përkatësisht 19 deputetë, LDK ka siguruar 15 ulëse, ndërkaq 8 ulëse në Kuvend do t’i ketë AAK-ja.
Nga pakicat Lista Serbe ka siguruar 10 ulëset e garantuara, dy ulëse ka siguruar Partia Demokratike Turke si dhe nga një ulëse kanë siguruar Koalicioni Vakat, Partia Gorane, Iniciativa e Re demokratike e Kosovës Partia e Re demokratike, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve dhe Unioni Socialdemokrat.
Certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit e ka përshëndetur shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, i cili ka bërë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve.
Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala.
