Maqedoni

22 nëntori u shënua edhe në Shkup

22.11.2014 18:31

Dita e alfabetit shqip me një sër aktivitetesh u shënua edhe në Shkup. Me mbështetjen e komunës së Çairit 60 piktorë...

Dita e alfabetit shqip me një sër aktivitetesh u shënua edhe në Shkup. Me mbështetjen e komunës së Çairit 60 piktorë nga mbar tevat shqiptare kanë pikturuar sot Çarshinë e Shkupit dhe pjesë tjera të qytetit. 
 
“Mendoj se kemi zgjedhur mënyrën më të bukur për ti shënu këto festat e nëntorit,sidomos sot në festën e 22 nëntorit,festën e kongresit të manastirit,një iniciativ që vjen nga qifti Toqi,nga shtëpia botuese Toena,në bashkëpunim me qendrën informative kulturore me librarin e qarshis,ku si mbështetës paraqitet edhe komuna e Çairit,janë mbledhur artist figurativ ,piktor të gjitha trevave shqiptare që të lëvizin nëpër shum qytet shqiptare por vendosën që këtë nëntor të jen në Shkup, në shkupin ton edhe ato po lëvizin në pjesët më të bukura të shkupit,e në veqanti në qarshin e vjetër,por do lëvizin edhe në pjes tjera në Tetov në Rek për të me që është edhe aktuale edhe du ta përmbyllim këtë fest me shqiptarët ortodoks në maqedoni,tek manastiri i Shën Bigorit”, shprehet kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Kudo që ka kultur shqiptare e ne jemi atje,pasi është një gëzim për të gjith piktorët pasi që pjesmarja e piktorëve në këtë festë është një mesazh i fort theksuan organizatorët dhe piktorët pjesmarrës.
 
“Besoj që do të jetë një aktivitet mjaft i arrir ashtu si ka qenë më parë, edhe në viset e tjera të shqipëris ku i kemi zhvilluar”, shprehet Irena Toqi, Drejtuese e Institutit të librit dhe Promocionit dhe shpis botuese Toena.
 
“Kultura tregon që vetëm bashkon,buzëqeshja  flet shqip,dhe dua të them që ne jemi një vënddhe bregdetar edhe malor,por kultura jon ka një aftësi do të thosha tejet sfidante që mitet ne i falim shum shpesh”, shprehet Helidon Haliti piktor nga Shqipëria.
 
“Artistët do të kenë mundës  që të paraqesin këtë qytet të bukur  që ka një pjes të jashtëzakonshme siq është pjesa e bit pazarit,që ka objekte me rëndësi të madhe me kultur evropiane por edhe botërore dhe artistët do të kenë mundësi që ta prezantojn dhe ta tregonjn edhe me veprat e tyre”, shprehet piktori.          
 
Njëherit në kuadër të aktiviteteve në Shkup në kuadër të kësaj feste është paraparë edhe Promovimi i ditareve të Akademikut Rexhep Qosja, promovimi i librit Shkrimtarët e Shekullit nga Rudina Xhunga, Promovimi i librit të autorit Branisllav Sinadinovski me titull Shqiptarët Ortodoks të Rekës, dhe librit të Gordana Sinadinovskës mbi Rilindasit tanë.Dhe koncerti me këngë dhe valle shqipe në Sheshin Skenderbe.
 
GYLTENE SINANI