Në qendrat Kovid në vend, mbi 1000 Kovid pacientë në trajtim spitalor
Vala e fundit e të infektuarve me virusin Korona...

Vala e fundit e të infektuarve me virusin Korona në vend ka rritur ndjeshëm edhe numrin e pacientëve në trajtim spitalorë, i cili në mbar vendin është rritur në mbi njëmijë pacientë.
Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore numri i përgjithshëm i pacientëve që po trajtohen në repartet infektive në kryeqendër dhe spitalet në qytetet tjera në mbar vendin është një mijë e 15, ndërsa ka edhe 350 krevate të lira.
Vetëm në Shkup natën e kaluar janë pranuar 55 pacient në trajtim spitalorë, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve në kryeqendër arrin në 428.
Në 24 orët e fundit në kryeqendër janë shëruar 19 pacient, ndërsa në Kovid qendrat në Shkup ka edhe 50 krevate të lira. Krahas Shkupit numër të lartë pacientësh në trajtim spitalorë kanë edhe Prilepi 93 pacient, Kumanova 92, Kavadar 68, Manastir 56, Ohër 55 pacient në trajtim spitalorë dhe qytetet tjera me numër më të vogël pacientësh. Numri më i madh i këtyre pacientëve kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit. Virusi gjithnjë e më shumë po i prek të rinjtë, tha drejtori i nefrologjisë, Ivan Barbov.
“Nuk jemi të sigurt se shkaktarë është virusi i llojit britanik, apo ka edhe lloje tjera të virusit që ishin të pranishëm, por është fakt se gjendja klinike e pacientëve po ndryshon. Ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve që janë më të rinj, mes 30 dhe 50 vjeç, të cilët janë me gjendje më të rëndë klinike, përkatësisht me ndezje të mushkërive dhe nevojë për mbështetje me oksigjen.”,- deklaroi drejtori i Klinikës së Nefrologjisë, Ivan Barbov.
Për shkak të rritjes së Kovid pacientëve janë hapur edhe Kovid qendra në Klinikat e nefrologjisë, atë të gastroenterohepatologjisë, klinikën e syve dhe në klinikën për vesh, hund dhe fyt. (Gyltene Sinani, TVM2)
