Skanimi i gishtërinjve në zgjedhje, VMRO-DPMNE: Furnizimi me pajisjet obligim ligjor
Furnizimi me pajisje për gjurmë të gishtave....

Furnizimi me pajisje për gjurmë të gishtave gjatë zgjedhjeve lokale është detyrim ligjor dhe duhet të përmbushet thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre mbajtja e zgjedhjeve pa pajisje për gjurmët e gishtave është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe përbën vepër penale.
Duke mos zbatuar ligjin LSDM dëshiron që në zgjedhje të mbushen kutitë dhe të votohet në grupe thonë nga VMRO-DPMNE.
“Qeveria kishte kohë të mjaftueshme për të siguruar terminalet e gjurmëve të gishtave dhe asgjë nuk mund të jetë justifikim pas ligjit të miratuar më 15 shkurt 2020. Ajo që po bën Zaev së bashku me ministrat e tij është mashtrimi i publikut dhe blerja e kohës para zgjedhjeve. Njerëzit meritojnë zgjedhje të drejtë, por njerëzit meritojnë edhe përgjigje. Duke shkelur ligjin, a dëshiron LSDM në të vërtetë të bëjë rrugë për parregullsitë zgjedhore me votime familjare dhe duke mbushur kuti, duke votuar çdo 2 sekonda siç ishin regjistruar gjatë zgjedhjeve të kaluara?”,- deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
Skanimi i gishtërinjve në zgjedhje, LSDM: Jemi pro, VMRO po kërkon alibi për humbjen
Por qëndrimi i LSDM-së lidhur me përdorimin e pajisjeve për gjurmët e gishtërinjve gjatë votimit është se VMRO-DPMNE që tani kërkon alibi për humbjen që i pret në zgjedhjet lokale të caktuara për në tetor.
Kjo parti ditë më parë njoftoi se LSDM mbështet votim me gjurmë të gishtërinjve dhe nuk është kundër siç po gënjen VMRO-DPMNE, por çdo herë kur bëhet fjalë për ndryshime të Kodit zgjedhor, ata sillen me koncenzus dhe të gjithë aktorët politikë duhet të pajtohen me ndryshimet në kodin zgjedhor.
Mashtrimet zgjedhore 11 vite ishin specialitet i VMRO-DPMNE-së, ndërsa të gjitha zgjedhjet që LSDM i organizonte në katër vitet e kaluara, nga bashkësia ndërkombëtare janë vlerësuar si fer dhe demokratike, thonë nga kjo parti.
Për furnizim me pajisje për gjurmë të gishtave gjatë zgjedhjeve lokale insistojnë edhe nga koalicioni opozitarë Ash-Alternativa. (Naim Ramadani, TVM2)
