Gjykata Penale, 30 ditë paraburgim për Orce Kamçevin
Pas marrjes në pyetje nga gjykatësi i procedurës paraprake....

Pas marrjes në pyetje nga gjykatësi i procedurës paraprake, biznesmeni Orce Kamçev përfundoi në paraburgim 30 ditor. Kjo masë u shqiptua ndaj tij, pasi Kamçev në orët e mëngjesit u arrestua pas informacionit nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare që ai po planifikonte arratisjen nga vendi.
Avokati i biznesmenit Orce Kamçev, Toni Menkinovski, tha se paraburgimi ndaj Kamçevit është caktuar pa prova, por vetëm me indikacione se ai do të largohet nga vendi, edhe pse dy pasaportat e Kamçevit janë në gjykata dhe ka bashkangjitur një garanci pronësore.
"Ky është sadizëm. Të vendosësh një masë të tillë në një ditë të tillë festës së Faljes është një shprehje e sadizmit të institucioneve të sistemit. Një gjykatës nga Radovish sot para gjykatës kërkoi për shkak të disa indikacioneve, një shënim zyrtar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare që ai do të ikë, të dënohet me paraburgim. Dy pasaportat e Kamçev janë në gjykatë, ai ka dhënë kapital si garanci dhe edhe nëse dëshiron nuk mund të largohet.”,- tha avokati, Toni Menkinovski.
Avokati i Kamçev e kontestoi prokuroren Lile Stefanova, e cila përfaqëson akuzën për "Komplotet në Vodno", duke deklaruar se kundër saj ka akuzë penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe për këtë arsye ajo nuk mund të kryejë një hetim.
Kamçev është i dyshuar në hetimin "Parcelat në Vodno", respektivisht për blerjen e parcelave në Vodno për ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, që janë realizuara nëpërmjet Kompanisë së Orce Kamçevit.
Kamçev është një nga të dyshuarit në çështjen e madhe milionëshe të ish Prokurorisë Speciale “Perandoria", dhe në rastin Reket ku kohë më parë kanë qenë të dënuara ish Kryetarja e Prokuroris Speciale Publike, Katica Janeva, dhe pronari i 1TV, Bojan Jovanovski-Boki 13. (Sanije Duraku, TVM2)
