Kovid-19, 19 të vdekur, 541 të infektuar e 521 të shëruar
19 të vdekur dhe 541 të infektuar...

19 të vdekur dhe 541 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 789 të testuar për Kovid-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup 290, pason Prilepi me 43, Tetova me 22, Ohri me 21, Gostivari 19, Kavadari, Manastiri dhe Gjevgjelia me nga 16, Velesi 15, Shtipi dhe Strumica nga 13, Resnjë 12, Negotinë 10 dhe qytetet tjera më pak se 7 pacient.
Sa u përket 19 të vdekurve ata janë të moshës nga 55 deri në 89 vjeç. Betejën me virusin e kanë fituar 521 pacient, që është numër I përafërt me të infektuarit.
Që nga fillimi im pandemisë janë infektuar 112 mijë e 646 persona prej të cilëve 97 mijë e 687 janë shëruar, 3 mijë e 319 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 11 mijë e 640 persona, gjysma e të cilëve apo 5695 janë në kryeqendër.
Vala e re e virusit korona detyroi qeverinë të vendos për masa të reja përfshi orën policore e cila fillon çdo ditë në orën 22 dhe përfundon në orën 5 të mëngjesit. Madje autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë për karantinë gjatë vikendit, nëse vazhdon të përkeqësohet situate me përhapjen e virusit e sidomos me rritjen e numrit të personave në trajtim spitalor. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
