Maqedoni

Shënohet 22 nëntori dita e alfabetit shqip

22.11.2014 18:34

Të gjitha rrugët sot çojnë në qytetin e Manastrit. Të gjithë shqiptarët sot festojn 22 nëntorin, diten kur u mbajt Kongresi i Manastirit dhe u përcaktua të shkruhet me alfabetin latin prej 36 shkronjash...

Në kuadër të shënimit të kësaj feste, sot në Manastir  kanë mbërritur personalitete  të rëndësishme nga vendi dhe rajoni, por edhe shum qytetarë.Në aktivitetet e sotme festive në Manastir ishte i pranishëm edhe Zëvendes kryeministri Musa Xhaferi.
 
106 vjet më parë pikerisht  prej 14 deri më 22 nëntor këtu në qytetin e Manastirit u mbajt Kongresi  i Manastiririt ku përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e themeluan alfabetin e gjuhës shqipe. 
 
Me këtë rast në Muzen e Alfabetit u organizua edhe tribuna shekncore me temë “Kontributi i shoqerive dhe klubeve shqiptare në formimin e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe”  ku morrën pjesë studjues të shumë dhe historian shqiptarë.
 
Njëherit në qytetin e alfavbetit nën organiozim të muzeut të Alfabetit sonte në Qendrën për Kulturë në Manastir organizohet edhe  akademi solemne.
 
REXHEP QAMILI