MPJ: Kosova hapi ambasadën në Jerusalem

14.03.2021 19:12

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës...

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar për hapjen e Ambasadës së shtetit të Kosovës në Jerusalem. Vendosja e Ambasadës në Jerusalem vjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA, ku Kosova zyrtarisht u njoh si shtet i pavarur dhe sovran nga Izraeli, ndërsa në anën tjetër, pjesë e marrëveshjes ishte dhe vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, dhe jo në Tel Aviv, ku ndodhen ambasadat e shteteve tjera, përveç SHBA-ve që e kanë zhvendosur ambasadën në Jerusalem.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Marrëveshja për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është kundërshtuar nga BE dhe Turqia.