Shqipëri, 15 të vdekur e 662 të infektuar
Në Shqipëri dhe Kosovë vazhdon të shënohen shifra të larta....

Në Shqipëri dhe Kosovë vazhdon të shënohen shifra të larta të personave të infektuar dhe të vdekur nga virusi Korona. Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë kryer 3119 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 653 persona, ndërsa janë shëruar 662 qytetarë, ndërsa 15 persona e kanë humbur betejën me virusin. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në Shqipëri vijon edhe procesi i vaksinimit anti COVID. Gjatë ditës janë kryer 234 vaksinime anti Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Kosovë, 6 të vdekur e 565 të infektuar
Ndërsa në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 të vdekur, 565 të infektuar dhe 304 të shëruar. Numri i përgjithshëm i infektimeve në Kosovë ka shkuar gjithsej në 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885.
