Këshilli i të drejtave të njeriut i OKB-së, 45 vende kërkojnë lirimin e Navalnyt

14.03.2021 20:30

Dyzet e pesë shtete të botës, përfshi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë....

Dyzet e pesë shtete të botës, përfshi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, i kanë kërkuar Rusisë lirimin nga burgu të liderit opozitarë Aleksis Navalny.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara së bashku me 45 shtete, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë i kanë bërë thirrje Rusisë për të liruar Navalny.

Deklarata, e nënshkruar nga 45 vende, shpreh shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Federatën Ruse. “Arrestimi dhe dënimi i Navalny u bazua në një vendim të mëparshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që ishte arbitrar dhe qartë i paarsyeshëm”, u tha në deklaratën e nënshkruar gjatë seancës së 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Vendet nënshkruese janë gjithashtu të shqetësuara për numrin e madh të arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetje për Navalnyn në shumë qytete ruse.