Maqedoni
Digjen katër shtëpi në Bitpazarë të Shkupit
22.11.2014 18:41
Në lagjen Bit Pazar, të SHkupit përball zjarrëfikësve, zjarri ka përfshirë katër shtëpi, tek të cilat ka shkaktuar dëme të mëdha materiale...

Në lagjen Bit Pazar, të SHkupit përball zjarrëfikësve, zjarri ka përfshirë katër shtëpi, tek të cilat ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por sipas autoriteteve dhe dëshmitarëve okular nuk ka pasur viktima dhe të lënduar.
“Rastësisht shoku dpoli ishte tu vrapuar dhe më tha që ti thirr zjarrfikësit se shpija po digjet, kur hyrëm kendej zjarri kishte filluar më shumë. Po erdhën menjhëherë disa prej këtu disa prej autokomandës. Krejt janë shëndodh dhe mir”, shprehet qytetari.
“Menjëherë është intervenuar për një periudhë të shkuar, bëhet fjalë për katër shtëpi të djegura me lulm të njëjtë. Zjarri është shkaktuar tek hapësirat e podrumeve dhe është zgjeruar për nga kulmi i cili ka qenë nga materiale të lehta djegëse dhe nga druri. Në intervenim merrnin pjesë 9 automjete të zjarrëfiklësve me 20 zjarrëfikës, Për momentin zjarri tërësisht është vendosur në kontrollë dhe bëhet pastrim dhe fikje e tërësishme”, shprehet komandanti i zjarrfikësve – autokomandë, Bllagoja Menkovski.
Sipas komandantit të stacionit të zjarrfikësve në Autokomandë me rëndësi është se nga zjarri nuk ka të lënduar as zjarrëfikës dhe as qytetarë. Ai ka potencuar se aksioni për kohë të shkurët do të likuidohet tërësishtë dhe ekipet e zjarrëfikësve do të kthehen në bazë.
MEFAIL ISMAILI
