Maqedoni

Përfundon obligimi për posedim të pajisjes dimërore në automjete

15.03.2021 09:14

Sot mbaron obligimi për pajisje të detyrueshme dimërore në makinë, që është vendosur me 15 nëntor të vitit të kaluar...

Sot mbaron obligimi për pajisje të detyrueshme dimërore në makinë, që është vendosur me 15 nëntor të vitit të kaluar. 
 
Nga LAMM informojnë edhe se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë kryesisht nëpër rrugë të thata.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë