Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin “Llaskarca”

15.03.2021 09:32

Në Gjykatën penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin “Llasakrca”, për aksidentin dy vite më parë të autobusit...

Në Gjykatën penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin “Llasakrca”, për aksidentin dy vite më parë të autobusit të linjës Shkup- Gostivar, në të cilin jetën e humbën 16 persona, ndërsa u lënduan mbi 30 të tjerë.
 
Aksidenti i autobusit  të kompanisë kompanisë “’Durmo Turs” ndodhi më 13 shkurt 2019 rreth orës 17:00, pranë fshatit Llaskarcë të Shkupit , që doli nga autostrada e u rrëzua me 51 pasagjerë renda tij,  të gjithë nga Gostivari.
 
Të akuzuar nëkëtë rast  janë Durmish Beluli, pronar i “Durmo Tursit”, përgjegjësi për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoill Trifunovski të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe tre të punësuar në stacionin për kontrolle teknike Igor Gjoergjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për pjesëmarrje në të njëjtën vepër.
Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska, përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.