Mbi 60 mijë mërgimtarë të regjistruar, Osmani: Presim rritje të numrit ditëve në vijim
Mbi 60 mijë mërgimtarë janë regjistruar në 15 ditët e para të procesit të regjistrimit, thotë ministri i jashtëm Bujar Osmani....

Mbi 60 mijë mërgimtarë janë regjistruar në 15 ditët e para të procesit të regjistrimit, thotë ministri i jashtëm Bujar Osmani. Me numër më të madh të të vet-regjistruarve sipas Osmanit prin Zvicra me 16 mijë qytetarë, pasuar nga Gjermania me 10 mijë, Italia me 6 mijë ndërkaq më pak interes ka treguar mërgata në Kanada dhe Australi. Osmani tha se pret gjatë ditëve në vijim të rritet numri i personave të vet-regjistruar sepse siguroi se është përforcuar edhe sistemi që shmang problemet thelbësore me të cilën ballafaqohet diaspora për regjistrim. Potencoi edhe rolin e mediave në inkurajimin dhe motivimin e diasporës për të ndarë pak kohë në këtë proces të rëndësishëm për vendin.
