Maqedoni
Zaev dhe Besimi në Luksemburg
15.03.2021 11:11
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Financave...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, janë nisur sot për në Luksemburg.
Në vizitën në Luksemburg ishte planifikuar të merrte pjesë edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov, por ai njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në agjendën e vizitës së delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është paraparë takim me kryetarin e Bankës Investuese Evropiane, si dhe takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel.
