Maqedoni
Ahmeti uron Abdixhikun: BDI, partner për ide të përbashkëta
15.03.2021 11:30
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Lumir Abdixhikut...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Lumir Abdixhikut me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e radhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për projekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë. Gjithashtu, falënderoj edhe ish kryetarin e LDK-së dhe Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat.”, ka shkruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti në Facebook.
