Botë

BFI me apel publik: Respektoni masat anti Covid, mbroni familjen dhe shoqërinë

15.03.2021 12:53

Bashkësia Fetare Islame, u drejtohet të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve...

Bashkësia Fetare Islame, u drejtohet të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve me një apel publik për vazhdimësi të kujdesit dhe përkushtimit në betejën kundër virusit COVID-19.
 
“Marrë parasysh se kohëve të fundit po përkeqësohet gjendja me pandeminë dhe evidentohet rritje e theksueshme e numrit të të infektuarve e viktimave, apelojmë deri te të gjithë besimtarët muslimanë dhe qytetarët e vendit, që të vazhdojnë t’u përmbahen në maksimum rekomandimeve, udhëzimeve dhe masave anti-Covid që dalin nga institucionet përgjegjëse shtetërore, me qëllim mbrojtjen e vetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Duke mos harruar se të gjithë ne, pa përjashtim, mbajmë përgjegjësi para shoqërisë dhe mbi të gjitha para Zotit, doemos duhet të ndjekim porosinë e Tij në Kur’anin Famëlartë: “dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit” Edhe një herë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për përkushtimin dhe vetëmohimin e të gjithë stafit e personelit mjekësor të cilët, që nga fillimi i kësaj pandemie, kanë qenë në krye të detyrës. All-llahu i shpërbleftë e na mbrojë të gjithëve!” thuhet në apelin e kreu të BFI-së, Shaqir ef. Fetai.