Botë

Meta ashpërson tonet: Një bandë ndërkombëtare e një lokale në Shqipëri

15.03.2021 14:01

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta foli sërish sot me tone shumë të ashpra për qeverinë Rama....

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta foli sërish sot me tone shumë të ashpra për qeverinë Rama. Ai u shpreh se Presidenti, si simbol dhe i unitetit  dhe populli i Shqipërisë gjenden përballë një bande Ndërkombëtare dhe një bande lokale. Meta tha se është i gatshëm për betejë sa herë që ta ftojnë. Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë për votën që do të japin më 25 Prill.
 
"Janë dy institucione garante, është Presidenti i Republikës si simbol i unitetit kombëtar dhe Kushtetutës e cila bazohet në pluralizimin politik dhe jo në partinë shtet, dhe e dyta është populli i Shqipërisë pa dallim i majtë dhe i djathtë dhe përballë nesh është një bandë, është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndragheta-s dhe gjithë mafies ndërkomëbtatre duke shtypur popullin. Sa herë do ta ftojnë presidentin në beteja aty do ta kenë, por me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje sot që të reflektojnë para se të jetë vonë.", tha Ilir Meta, president i Shqipërisë.