Botë

Stuhi rëre në 12 provinca në Kinë, skena apokaliptike në Pekin, 6 viktima në Mongoli

15.03.2021 14:12

Pekini u mbulua nga pluhuri teksa u përfshi nga ajo që byroja e meteorologjisë...

Pekini u mbulua nga pluhuri teksa u përfshi nga ajo që byroja e meteorologjisë e konsideroi si stuhinë më të keqe të rërës në një dekadë. 
 
Ky fenomen shkaktoi ndotje të lartë të ajrit dhe në disa zona të kryeqytetit kinez shkoi deri në 160 herë mbi nivelin e rekomanduar. Qindra fluturime u anuluan, qielli u mbulua nga një mjegull ngjyrë portokalli, gjë e cila krijoi imazhe që ngjasojnë me skena apokaliptike.
 
Rëra është ngritur në ajër në Mongoli dhe u zhvendos në Kinë nga erërat e forta. Stuhia e rëndë u ka marrë jetën 6 personave në Mongoli, ndërsa disa të tjerë janë shpallur të zhdukur. Stuhia e rërës në Kinë, ka prekur 12 provinca, përfshirë Pekinin. Autoritetet kanë marrë masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve duke kufizuar të gjitha aktivitetet në ambiente të hapura.