Maqedoni

Rastet pozitive sërish në rritje, Shkupi mbetet vatër e virusit, 5695 raste aktive

15.03.2021 14:25

Sërish është rritur numri i rasteve pozitive me Covid-19....

Sërish është rritur numri i rasteve pozitive me Covid-19. Në vend ka aktualisht 11.640 raste aktive dhe Shkupi mbetet vatër e virusit, me 5695 raste active dhe 31 pacientë të shtruar në spital vetëm në 24 orët e fundit. Rritja e rasteve ka detyruara autoritetet shëndetësore të rihapin 4 qendrat Covid. Aktualisht në spitalet në të gjithë vendin janë shtruar 1,040 pacientë. Lajmi i mirë është se tashmë çdo i treti qytetar ka antitrupa por që të arrihet imuniteti i tufës, duhet që antirupa të ketë 60% e popullatës. Të gjithë tashmë sytë i kanë nga vaksinat që po vonohen.
 
Vaksinat nga mekanizmi Covax, Osmani: Në fund të muajit presim sasinë e parë 
 
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani arsyeton vonesën e arritjes së tyre, me problemet me të cilat përballet edhe BE dhe shtetet e tjera në botë. 
 
“Edhe Bashkimi Europian dhe bota në përgjithësi ka probleme me prodhimin e sasive të nevojshme të vaksinave dhe shpërndarjen e tyre. Megjithatë ne e kemi filluar këtë process dhe pres që nga fundi i këtij muaji të vijë edhe sasia e parë përmes mekanizmit COVAX dhe me këtë do të nisim procesin e vaksinimit me një dinamikë tjetër.”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
 
Vonesa e vaksinave nga mekanizmi Covax, Shekerinska: Kushtet si shtet i kemi plotësuar 
 
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsa thotë se vendi i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga mekanizmi COVAX, por nuk deshi të  komentojëse përse vaksinat po vonohen. Sqaroi shkurt se për këtë çështje qeveria do të diskutojë në mbledhjen e së martës.
 
“E di që nga më parë se të gjitha kushtet që kërkohen nga mekanizmi COVAX si shtet tani e disa kohë ne i plotësojmë. Që nga fillimi i këtyre bisedave të detajuara rreth përdorimit të mekanizmit, ne jemi radhitur si shtet që i plotëson kushtet.”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsa.
 
Megjithë optimizmin për arritjen e shpejtë të vaksinave përmes mekanizmit Covax, ende nuk ka një datë të saktë se kur vaksinat do arrijnë në vendin tonë pas prolongimeve të disaherëshme tashmë. Vendi aktualisht ka pranuar vaksina si donacion vetëm  Serbia, e javën e kaluar arritën edhe dozat e para të vaksinës ruse Sputnik-V. Vaksinat aktualisht i kanë pranuar 4.782 punonjës shëndetësorë, ndërsa përmes ueb faqes “vakcinacija.mk”, deri tani janë paraqitur 80.201 qytetarë dhe 56.821 përmes mjekut amë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU