Maqedoni
Fatkeqësia në Llaskarcë, dy vite e gjysmë gjykim, procesi drejt fundit
15.03.2021 15:12
Edhe pas më shumë se dy viteve e gjysmë gjykim,procesi gjyqësor për fatkeqësin me autobusin e Durmo Tursit në Llaskarc...

Edhe pas më shumë se dy viteve e gjysmë gjykim,procesi gjyqësor për fatkeqësin me autobusin e Durmo Tursit në Llaskarc ku humën jetën 16 persona dhe 38 u lënduan, akoma është në process gjyqësor dhe pa epilog përfundimtarë. Familjarët e viktimave dhe të lënduarit në këtë rast shprehin pakënaqësin etyre për për këtë process gjyqësor për të cilin thonë se po zhvillohet me një tempo shumë të ngadalshme me shumë anulime dhe pauza.
"Nuk jemi të kënaqur nga procedura e deritanishme për arsyet se gjykimi po zhvillohet shumë ngadalë, anulime të shpeshta. Presim gjykata të marr parasysh të gjitha dëshmitë materiale, deri tani rasti duheshte të përfundojë, të akuzuarit janë në liri.", tha Mitko Avramovski, familjarë i viktimave.
"Për fat të keq, fillon edhe viti i tretë nga aksedenti pa epilog përfundimtarë. Shpesh herë edhe seancat anulohen. Presim që drejtësia të zbardhet dhe fajtorët kryesorë të përgjigjen.", tha Lulzim Dalipi, i lënduar në aksident.
"16 viktima janë në pyetje, 2 vjet e gjysmë dhe akoma nuk ka aktvendim gjyqësorë, dëshmitë janë të qarta nga institucione të larta dhe ne kërkojmë që drejtësia të vijë sa më parë. Avokatët bëjnë çfarë të dojë në gjykatë, andaj dhe kemi anlime dhe pauza të shpeshta.", tha Bllagojçe Trpevski. familjarë i viktimave.
"Kërkojmë gjykim të drejtë, dhe dënim për të akuzuarit.", tha Sonja Avramovska, familjare e viktimave.
"Shpresoj se gjykata, duke vlerësuar të gjitha dëshmitë materiale do të sjell vendim të drejtë dhe se drejtësia sa më shpejt do të jetë e kënaqur. Presim mbarim më të shpejtë të kësaj procedure, pasi që më shumë se dy vite po zgjat gjykimi.", tha Bojana Anastasievska, avokate e palës së dëmtuar.
Në krahasim me palën e dëmtuar,mbrojtja e të akuzuarit të parë Durmish Beluli,thekson se janë të kënaqur nga mbarvajtja e procesit gjyqësor për këtë rast.
"Duke pasur parasysh se punojmë në kushte të pandemisë,me këtë numër të dëshmitarëve dhe të akuzuarve, mendoj se sa i përket kohës, lënda ka arritur në fazë mjaftë të avansuar. Sa i përket procedurës së dëshmive,jemi në pjesën e dytë,dëshmitë e të akuzuarve dhe eventualisht plotësim i procedurës së dëshmive cka do të thotë se lëndës tani më i shihet fundi. Nuk kemi vërejtje, gjykata po bën përpjekje të mëdha që lëndës ti jap kahjen e duhur dhe procesi po ec me shpejtësi të kënaqëshme.", tha Deljo Kadiev, Avokat i Durmish Belulit.
Në dëshminë e tij para trupit gjykues, i akuzuari i parë,pronari i DURMO TURS, Durmish Beluli,tha se ngjarja me fatkeqsinë e ka tronditur shumë. Ai tha se në bisedën e tij me shoferin e autobusit,i njejti i ka rrëfyer se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt dhe nuk ka pasur as një problem por që problemi ka qenë tek ai si, shofer I autobusit. Në bankën e të akuzuarve janë pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i autobusëve, Remzi Miftari, ish i punësuari në kontrollin teknik, inxhinieri Igor Gjerogjievski, Goran Dukovski, Jane Bovarovski dhe shoferi, Manoil Trufunovski. Të akuzuarit ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe sigurisë në komunikacion.
FLORIJE BELULI KAMBERI
