Ekonomi

KRRE: Dizeli rritet për 1 denar, benzina për 1.5 denar

15.03.2021 15:20

Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi cmimet e reja të derivateve të naftës.....

Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi cmimet e reja të derivateve të naftës. 
 
Sipas këtij vendimi, çmimi i karburanteve rritet mesatarisht me 2.13 përqind krahasuar me javën e kaluar. Çmimi me pakicë i dizelit, rritet për një denar dhe prej sonte në mesnatë do të shitet 57 denarë për litër. Çmimet me pakicë të benzinës “Eurosuper BS-95” dhe “Eurosuper BS-98” dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten me 1.50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i “Eurosuper BS-95” do të jetë 67,50 denarë për litër, ndërsa i “Eurosuper BS-98” 69,50 denarë për litër.