Maqedoni
Ndërtimet e jashtëligjshme, Boçvarski: Standardet duhet të respektohen
15.03.2021 15:28
Ministria për Transport po vëzhgon me kujdes të gjitha aspektet në lidhje me lëshimin e lejeve...

Ministria për Transport po vëzhgon me kujdes të gjitha aspektet në lidhje me lëshimin e lejeve për ndërtesa të kategorisë së parë siç janë ato në Çarshinë e vjetër në Shkup. Ministri i Transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Bocvarski, thotë se megjithatë përgjegjës për ndërtimet e paligjshme, janë inspektoriatet dhe përgjegjësia duhet kërkuar tek komunat. Ai është i prerë se standardet dhe normat në ndërtim duhet të respektohen
"Për Carshinë e Vjetër të Shkupit, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në vitet e fundit janë paraqitur 14 kërkesa për leje ndërtimi, nga të cilat katër janë aprovuar, katër janë refuzuar, dhe gjashtë janë tërhequr nga investitorët për shkak të dokumentacionit jo të plotë. Ne duhet të punojmë së bashku me komunat në këtë aspekt dhe të zgjidhim çështjet. Ligji aktual mbi objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme ose ai që është në procedurë, nuk do të thotë që të gjitha ato ndërtesa do të sillen në një kornizë ligjore, por gjithsesi standardet dhe normat duhet të respektohen.", tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
