Maqedoni
Covid 19, 21 viktima dhe 284 raste të reja
15.03.2021 15:45
Megjithë thirrjet për kujdes të shtuar dhe orën policore, vazhdon të jetë i lartë numri i fataliteteve...

Megjithë thirrjet për kujdes të shtuar dhe orën policore, vazhdon të jetë i lartë numri i fataliteteve dhe të infektuarve të rinj vë vend nga Cpovid 19. 21 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë regjistruar 284 raste të reja me Covid-19 njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Megjithëse kjo shifër është më e ulët se ajo e regjistruar gjatë gjithë javës së kaluar, megjithatë ky numër përbën 23 % të rasteve nga 1.258 testet e kryera gjatë të dielës. Gjithashtu janë regjistruar 449 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 112.930 raste pozitive, prej të cilëve 98.133 janë shëruar, kurse 3.340 kanë ndërruar jetë.
