Maqedoni

Problemi me Bullgarinë, Osmani: Asgjë të re, Sofja i ka prioritare zgjedhjet

15.03.2021 16:16

Në raport me kontestin bilateral me Sofjen tani për tani asgjë te re thotë ministri Osmani...

Në raport me kontestin bilateral me Sofjen tani për tani asgjë te re thotë ministri Osmani, për shkak se Bullgaria është e fokusuar në politkën e brendshme me zgjedhjet.  Periudha në vijim sipas tij  le  hapsirë për të vazhduar vetëm komunikimi ndër-sektorial në kaudër të Planit të Veprimit. Ndërkaq, parakusht për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare mes dy shteteve është dorëzimi i raportit vjetor të komsionit për çështje historike dhe dakordimi i plotë  i Planit të Veprimit.
 
"Në momentin kur  do kemi raportin vjetor të komisonit për çështje historke, planin e veprimit dhe fokusin e politikës bullgare për këto çështje,  unë mendoj se mund veçmë të caktojmë takim të komisionit. Natyrisht nuk do ti zgjidh çështjet për të cilat kemi dallime, por sado kudo  do të krijon nivel të mirëbesimit për të vazhduar më tutje edhe për temat që janë me interes.", tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
 
Zaharieva: RMV të çlirohet nga urrejtja
 
Ndërkohë ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva  për  mediat bullgare ka thënë se vendi i RMV-së është në BE por duhet të jenë të gatshëm për kompromis dhe të çlirohen nga urrejtja ndaj  bullgarëve. 
 
"Bullgarët i pranojnë fqinjët nga Maqedonia e Veriut si më të afërt, por gjithmonë na rikujtojnë se nuk do të pranojnë kompromise me  doktrinën e tyre shtetërore të bazuar në  urrejtjen ndaj Bullgarisë dhe popullit tonë.  Jam optimiste se së shpejti do të vijë momenti  kur do të ndalemi së shfrytëzuari historinë tonë të përbashkët  për propaganda dhe bashkërisht do të ecim përpara.”, - ka thënë minsitrja Zaharieva në intervistën për portalin bullgar, marica.bg.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU