Maqedoni
Vaksinat kineze, VMRO-DPMNE: Antikorupcioni të hetojë rastin
15.03.2021 16:47
VMRO-DPMNE vazhdon me akuza për ministrin e shendetsisë Venko FIlipçe për prokurimin e vaksinave kineze...
VMRO-DPMNE vazhdon me akuza për ministrin e shendetsisë Venko FIlipçe për prokurimin e vaksinave kineze përmes një kompanie fantazmë. Deputeti I kësaj partie Mile Lefkov kërkon nga Komisioni për parandalimin e korupcionit të hetojë rastin. Ata në komisionin për anti-korupcion dorëzuan edhe dokumentet që kanë të bëjnë me blerjen e 200 mijë vaksinave kineze.
“Këto janë dokumentet në të cilat shihet se Filipçe e ka autorizuar kompaninë kurse ky është nënshkrimi i tij. Këto janë dokumentet në të cilat shihet se në llogarinë e Deutsche Bank ka garancion prej 12.5 milion dollarë, këtu janë edhe dokumentet nga Hong Kongu ku shihet se kompania është e formuar vetëm tre muaj pas formimit të qeverisë së Zoran Zaev. I bëjmë thirrje edhe komisionit anti-korupcionit që menjëherë të hap rast dhe të shqyrtoj punën e Filipçes dhe për atë qëllim tani do të dorëzojmë ankesë.”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
MSH: VMRO shpif, pason padi penale
Ky veprim vjen pas paralajmrimit të ministrit të shndetsisë Venko Filipçe se do të ngrej padi penale ndaj deputetit Mile Lefkov, për siç tha shpifjet dhe gënjeshtrat e adresuara ndaj tij. Nga ministria e shëndetsisë thonë se partia opozitare po shpërndan informacione të pavërteta dhe se nuk ka asgjë të parregullt me procedurën e prokurimit të vaksinave kineze.
“Ministri i shëndetsisë Venko Filipçenë përputhje me ligjin për përgjegjshmëri publike për ofendim dhe shpifje pret nga deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov të kërkoj falje publike, kurse pastaj ashtu siç paralajmëroi deri në Gjykatën Themelore Shkupi 2 do të ngrit padi penale kundër tij. Ministria e Shëndetsisë deri më tani disa herë ka informuar opinionin se partia opozitare VMRO-DPMNE po plason informata të rrejshme në lidhje me prokurimin e vaksinave nga prodhuesi kinez Sinofarm”, thonë nga Ministria e Shëndetsisë.
Megjithatë nga ministria e shëndetsisë për Servisin Publik nuk dhanë informacione se sa ka kushtuar prokurimi i vaksinave kineze. Përgjigje nuk dhanë as për kohën se kur duhet të arrijnë vaksinat.
ERSAN PAJAZITI
