Maqedoni

Parashikimi i motit

16.03.2021 09:06

Moti sot në pjesët perëndimore të vendit do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell...

Moti sot në pjesët perëndimore të vendit do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në lindje me vranësira të konsiderueshme, kryesisht me reshje të dëborës. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, veçanërisht në pjesët lindore dhe përgjatë lumit Vardar, ku në disa vende do të arrijë shpejtësi edhe mbi 65 kilometra në orë.
 
Temperatura e ditës do të lëvizë nga 4 deri në 12  gradë Celsius.
 
Në Shkup, kryesisht me vranësira me periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 4, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 10 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.