Maqedoni
Kosovë, seanca konstituive e Kuvendit, mbahet të hënën
16.03.2021 09:44
Seanca konstituive për legjislaturën e tetë të kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 22 mars....
Seanca konstituive për legjislaturën e tetë të kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 22 mars.
“Sapo përfunduam mbledhjen e kryesisë, ku rend dite ishte përgatitja për seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Në mbledhje ishin të pranishëm kryesia e legjislaturës së kaluar. U vendos që seanca konstituive e legjislaturës së tetë të mbahet më 22 mars, të hënën në orën 10:00. Në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje teknike si dhe për vendosjen e deputetëve në seancë”, tha Arbërie Nagavci –ish nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Kryesia e kuvendit u mblodh pasi një ditë një ditë më parë u.d e Presidentes, Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti takuanpërfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu konsultuar lidhur me formimin e institucioneve. Kreu I LDK-së kërkoi takim me ta, të premten.
