Maqedoni

Zjarr në një ndërtesë të Gostivarit, ndëron jetë një fëmijë, lëndohet rëndë një grua

16.03.2021 10:43

Një fëmijë ka vdekur dhe një grua është në rrezik për jetë pas zjarrit...

Një fëmijë ka vdekur dhe një grua është në rrezik për jetë pas zjarrit që kaploi mëngjesin e sotëm një ndërtesë në Gostivar. 
 
Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga ndërtesa trupin e pajetë të një fëmije ndërsa një grua e moshës 35-vjeçe me plagë të rënda është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Në Qendrën Emergjente është konstatuar vdekja e fëmijës, që sipas gjitha gjasave ka ndodhur për shkak të ngulfatjes nga tymi. 
 
Sipas dëshmitarëve, zjarri ka nisur para orës tetë të mëngjesit, ndërsa tymi është vërejtur në të gjithë rrugën “kej Vardar”. Menjëherë pas denoncimit për zjarr, në terren kanë dalë me dy automjete dhe për gjysëm ore e kanë lokalizuar zjarrin. Të dhënat e para janë se zjarri ka rënë në një dhomë të banesës në katin e tretë ku kanë qendruar një familje me më tepër anëtarë.