Maqedoni

Fondi Inovativ dhe Ministria e Bujqësisë, 6 milion denarë për digjitalizimin në bujqësi

16.03.2021 13:00

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë....

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, shpallën thirrjen e parë publike për projekte që të ndihmojnë digjitalizimin në bujqësi. Buxheti për katër projekte është gjashtë milion denarë dhe fondet kursehen nga Programi i Zhvillimit Rural. Secili përdorues do të jetë në gjendje të marrë 90% të shumës së projektit, që do të thotë se përfituesit e projektit do të investojnë vetëm 10%. Afati i fundit për realizimin e projekteve është 12 muaj.
 
“Kjo do t’u kushtojë rëndësi atyre që profesionalisht janë të orientuar ndaj prodhimit dhe tregut. Bujqësia digjitale dhe bujqësia e mençur mund të shfrytëzohet në hapësira të vogla mund të shfrytëzohet edhe në hapësira të mëdha. E zvogëlon punën e dorës, bën kontrollin e ujitjes, pasi e dimë se me çfarë ndryshimesh klimatike përballemi. Do të ngrisë për prodhime në kushte të kontrolluara kur do të ketë prodhime për 12 muaj.”,- deklaroi zëvendësministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski.
 
“Të paraqiten të gjithë ata që kanë ndonjë demo apo produkt të zhvilluar me të cilin do të mundësojnë digjitalizimin e bujqësisë. Presim interesim të madh dhe planifikojmë pas kësaj sfide ta vazhdojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë.”,- tha drejtori i Fondit për Inovacione, Kosta Petrov.
 
Më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të gjenden në faqen e internetit të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, dhe afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është në 16 prill. 


REJHANE BUSHI METAJ