Maqedoni
Përkeqësohet situata me Covid-19, rinis punën spitali modular në Gostivar
16.03.2021 14:45
Gostivari ka aktualisht 301 raste aktive me Covid-19. Rritja e numrit të infektimeve ka bërë që të nisë punën nga fundjava edhe spitali modular....

Gostivari ka aktualisht 301 raste aktive me Covid-19. Rritja e numrit të infektimeve ka bërë që të nisë punën nga fundjava edhe spitali modular. Aktualisht në të trajtohen 8 pacientë me Covid-19, ndërkohë që në repartin infektiv ka 19 pacientë, 6 në mbështetje oksigjeni. Autoritetet shëndetësore me apel që qytetarët t’i respektojnë masat. Sipas tyre, ora policore nuk ka asnjë efekt dhe kërkojnë masa shtrënguese më të rrepta. Që nga fillimi i pandemisë, në Gostivar kanë humbur jetën 175 qytetarë, ndërsa janë regjistruar 4070 raste me Covid-19.
“Kam apeluar vazhdimisht dhe sërish apeloj: popullata në Gostivar dhe rrethinë t’iu përmbahen masave të Ministrisë së Shëndetësisë. Të mbajnë distancë, higjienën personale dhe më e rëndësishmja të mbajnë maska, pasi shoh nëpër qytet se shumë pak i mbajnë maskat. Kjo është edhe një nga arsyet pse rritet numri i pacientëve dhe me gjendje më të rëndë klinike. Ora policore është punë e mirë, por deri në orën 22:00 qytetarët sërish shëtisin, prandaj mendoj se duhet më tepër rigorozitet, pasi përhapja e sëmundjes është më e madhe. Shohim se kur një person infektohet në një familje, menjëherë dalin pozitiv edhe të gjithë anëtarët e tjerë. Kemi familje klaster me nga shtatë ose tetë persona të sëmurë.”,- deklaroi shefi i Repartit Infektiv - Spitali “Ferid Murad” – Gostivar, Ratko Naumoski.
