Maqedoni

Borisov: Negociata me RMV-në pa emocione

16.03.2021 15:26

Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE nuk duhet të ngadalësohet...

Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE nuk duhet të ngadalësohet, prandaj dhe është i nevojshëm tejkalimi i mosmarrveshjeve me Shkupin. Ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, në takimin që ka realizuar me të shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, në aeroportin e Sofjes. Megjithatë, Borisov ka përsëritur kërkesë për plotësimin e disa kushteve dhe realizimin e tërësishëm të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.
 
“Edhe ju edhe ne duhet të përgatitemi për negociata – për mirëkuptim, jo për emocione, në mënyrë që fqinjët tanë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo është e një rëndësie gjeostrategjike për Bullgarinë. Çështja është që të  gjejmë vullnet politik, ndërsa të dy shtetet duhet të ecin drejt rrugës së diplomacisë dhe mirëkuptimit.”,- deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
 
Osmani: Nëse kthejmë besimi më lehtë mund të bisedojmë
 
Shefi i diplomacisë, Bujar Osamni, nga ana tjetër deklaroi se mbledhja e komisionit ndërqeveritar duhet të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të bëhet një përmbledhje e asaj që është përmbushur deri më tani nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë. Ai potencoi se fokusi duhet të jetë te bashkëpunimi sektorial dhe kthimi i besimit mes dy shteteve. 
 
“Interes i joni është që sa më parë që është e mundur të takohet komisioni dhe të tregoj se – kaq arritur vitin e kaluar, kaq do të realizojmë vitin e ardhshëm. Megjithatë nga ana juaj dhe komisioni jonë që sa  më parë të dakordohet një terminologji dhe përmbajte e atij komisioni. Nëse kthehet besimi mendoj se do të kemi më të lehtë të bisedojmë edhe për çështjet e tjera për të cilat kemi dallime.”,- u shpreh ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani. 
 
Osmani dhe Borisov ndajnë të njëjtin mendim se se rruga e drejtë është përmes praktikimit të vlerave evropiane. 
 
SANIJE DURAKU