Maqedoni

Regjistrimi i popullatës, Duka apelon te diaspora të regjistrohet

16.03.2021 18:03

Regjistrimi i mërgimtarëve tanë është punë e rëndësishme, ndërsa me pjesëmarrjen e diasporës...

Regjistrimi i mërgimtarëve tanë  është punë e rëndësishme, ndërsa me pjesëmarrjen e diasporës në regjistrim nënkuptojmë se do të jetë në dobi të qytetarëve si dhe në dobi të diasporës Theksoi mes tjerash Duka. Ai bën apel për regjistrim të të gjithë mërgimtarëve tanë si në Europë dhe SHBA.
 
“Desha unë që si kryetar i komunës t’ju drejtohem ju me një apel në lidhje me procesin e regjistrimit të popullsisë të vendbanimeve si edhe të regjistrimit në përgjithësi. Si kryetar komune e ndjej për obligim që të kyçem në këtë fushatë propaganduese për të nxitur sado pak që mërgata jonë e cila gjendet jashtë Dibrës të kyçen në këtë proces dhe të realizojnë të drejtën e tyre d.m.th regjistrimin të popullsisë. Siç e dini është dita e 15 e regjistrimit të popullsisë për mërgimtarët për ata persona të cilët më shumë se 12 muaj janë me qëndrim në RMV dhe kjo zgjat prej 1 marsit deri më 21 prill. U kisha bërë thirrje të gjithë atyre që kanë një numër amzë të RMV-së janë qytetar të Maqedonisë megjithëse ata jetojnë dhe punojnë në shtetet e jashtme të kyçen ne këtë proces sepse ky është i një rëndësi të veçantë sepse nga të dhënat statistikore nga numri i popullatës gjithmonë varen edhe planifikimet zhvillimore të komunës.”,- tha kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
 
Këtë fundjavë kryetari i komunës do të udhëtojë për në SHBA, ku do të mbajë takim me përfaqësues të shoqatës atdhetare Dibrane dhe asociacione që veprojnë në SHBA.
 
ATLI DEMA