Maqedoni
Tentim vrasjeje të dy personave në Lisiçe të Re, njëri në gjendje kritike
23.11.2014 15:05
Dy persona janë lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë gjatë një tentimi për vrasje, mbrëmë në lagjen Lisiçe e re në Shkup...

Siç kumtoi MPB, incidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth 30 minuta pas mesnate, në bul. "ASNOM" në afërsi të ndërtesës nr.25, kur tre-katër persona të panjohur deri më tani kanë kryer tentim vrasjeje mbi D.B. (23) dhe S.R. (22). Më pas njëri prej sulmuesve u ka shkaktuar disa therje me thikë në trup.
D.B. është në shok dhomë dhe ndodhet në gjendje kritike.
SPB-Shkup ndërmori masa për gjetjen e personave.
