Maqedoni

Zaev rreth kontestin me Bullgarinë: Më e rëndësishme se historia është e ardhmja

16.03.2021 18:29

Kryeministri, Zoran Zaev, është optimist se mund të gjendet një zgjidhje për kontestin me Bullgarinë...

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, se e rëndësishme është historia e tanishme, Zaev tha se  është me rëndësi ajo që është shkruar tani dhe ajo që do tu lihet gjeneratave të ardhshme.
 
Sipas tij, esenca e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, është që të realizohet aspirate e qytetarëve të vendit por edhe qytetarëve bullgar dhe përfitimi nga të mirët e BE-së.  
 
“Jo se nuk është e rëndësishme e kaluara, e rëndësishme është, është baza e ekzistencës tonë, por është edhe baza e ardhmërisë sonë. Duhet të fokusohemi te e ardhmja . Menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme pres të realizoj takim me Kryeministrin Bullgar që të mund më tutje, unë, grupet punuese të vazhdojmë punën rreth gjetjes së një zgjidhje.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Kryeministri Zaev është optimist se nëse Borisov në zgjedhjet e ardhshme zgjidhet kryeministër do të jetë një nga shkaktarët kryesorë për gjetjen e një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët. 
 
SANIJE DURAKU