Maqedoni

Dhuna e “27 prillit” në Kuvend, dëshmoi prokurori Zvërlevski

16.03.2021 18:55

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për dhunën e 27 prillit në kuvend...

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për dhunën e 27 prillit në kuvend, ku në cilësinë e dëshmitarit ishte i ftuar Marko Zvërlevski.

Ai u thirr me sugjerim të ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, pasi ishte përmendur gjatë dëshmisë së Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili kishte pohuar se Zvrlevski ishte takuar me Atanasovskin, dhe se i pranishëm në selinë e VMRO-DPMNE-së në ditën kritike ka qenë edhe Zvrëlevski.

Por Zvërlevski tha se nuk ka pasur asnjë takim me Atanasovskin derisa ka qenë në krye të policisë sekrete, por më herët ndërsa ka qenë drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Dëshmia e Kryeprokurori Marko Zvrlevski zgjati vetëm disa minuta, duke potencuar se i njeh të akuzuarit. Dëshmitar i dytë ishte një ish punonjës i DSK-së.

Rasti gjendet në procedurë të dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, derisa përfaqësues i Prokurorisë është Vilma Ruskoska. Seanca e radhës është caktuar për më 18 mars. Si organizatorë, përveç Vladimir Atanasovskit, akuzohen edhe ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ish-ministrat Mile Jankieski dhe Spiro Ristovski.