Sportet E Tjera

Maqedonia e treta në edicionin e shtatë të turneut në mundje “Adem Jashari”

23.11.2014 16:11

Gjatë ditës së djeshme, në Qendrën e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt edicioni i shtatë i turneut ndërkombëtar të mundjes “Adem Jashari 2014”...

Në të njejtin, morri pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë, e udhëhequr nga seleksionuesi I saj Lulzim Vrenezi dhe në fund në konkurencën ekipore u rradhit në pozitën e tretë, me gjithsej 17 pikë të arkivuara, duke u plasuar pas fituesit të edicionit të sivjem, Shqipërisë dhe Bullgarisë që u ndal e dyta.

Në konkurencë individuale, nga dhjetë kategori, tri i takuan mundësve nga Maqedonia, me ç`rast shpresa e klubit të mundjes Liria, Raif Kamberi, fitoj në finalen në kategorinë deri në 57 kg, kolegun e tij nga ekipi, Amir Rexhepi, ndërsa të artë ishin edhe Dejan Mitrov, në kategorinë deri në 70 kg dhe Boban Danov në ate deri në 125 kg.

Maqedonia, fitoj edhe dy medalje të bronzta, përmes Jasin Rexhallarit (61 kg) dhe Mehmet Mustafës (70 kg), ndërsa Dejan Mitrov, në mbyllje të turneut, nga ana e jurisë profesioniste, u shpall si mundësi më I mirë I huaj.

Çmimin e mundësit më të mirë e fitoj Egzon Shala nga Shqipëria, ndërsa tekniku më I mirë I turneut u shpall Dardan Syla nga Kosova.

MUSTAFA ADEMI