Maqedoni

Parashikimi i motit

17.03.2021 09:03

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i ftohtë dhe me erë...

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i ftohtë dhe me erë, kryesisht në male me kushte për reshje të borës së dobët, në jugperëndim në disa vende me shi të dobët. Pasdite do të jetë me diell. Do të fryjë erë e përforcuar, në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë e fuqishme veriperëndimore (në disa vende do të arrijë shpejtësinë edhe mbi 60 km/orë).
 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 3 deri 13 gradë celcius.
 
Në Shkup, mot i ndryshueshëm dhe me erë, pasdite me diell. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 3, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm. Meteorologët parashikojnë reshje të borës në vendet më të larta malore dhe ulje të temperaturave.