Maqedoni
Kuvendi do ta mbajë seancën e 29-të
17.03.2021 09:23
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 29-të...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 29-të në rend dite të së cilës është Propozim - ligji për huazim te Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për avancim të arsimit fillor, me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite janë edhe propozim – ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për biblioteka dhe të Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, me procedurë të shkurtuar.
Deputetët duhet të debatojnë edhe rreth propozim ndryshimet e Ligjit për shoqata tregtare, të ligjit për metrologji, të Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve dhe të Ligjit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve, të gjitha në lexim të parë.
Në rend dite të kësaj seance është edhe Informacioni për gjendjen e duhanit nga rekolta 2020-2021 në përfundim deri më 21.12.2020.
