Maqedoni

Filipçe: Nuk ka masa të reja anticovid

17.03.2021 11:14

Ministri I shendetesise Venko Filipçe njoftoi opinion se në bazë të të dhënave dhe analizave të bëra...

Ministri I shendetesise Venko Filipçe njoftoi opinion se në bazë të të dhënave dhe analizave të bëra është vendosur që të mos ketë masa të reja anticovid, dhe se deri të hënën e ardheshme do të mbesin në fuqi masat aktuale. 
 
Në bazë të analizave dhe të dhënave të fundit nga mesatarja e përqindjeve të reja të rasteve të infektuara me Covid , është konstatuar se në qytetet ku ka rritje të incidencës, janë  Vallandova, Krusheve, Kavadari dhe Prilepi, ndërsa ka rritje edhe në Shkup dhe Gostivar. Komisioni ka dhënë propozimin që edhe më tej deri në javën që vjen të mbeten në fuqi restriksionet  aktuale, ndërkohë që teë hënën e ardheshme komisioni sërish do të mblidhet për të shqyrtuar edhe një herë situatën në bazë të të dhenave në terren, dhe do të vendoset nëse ka nevojë për masa të reja antikovid, ka deklaruar ministry Filipçe.  
 
Sipas ministrit Filipçe, në ato qytete ku pati rritje të incidencës është rritur  numri i rasteve te reja me infektime me Covid. Situata me gjendjen  në spitalet, javët e fundit ka qenë e renduar, në vecanti në Shkup, ku ishe paraqitja e madhe e pacienteve të prekur me Covid. Andaj kemi bërë dhe strategji për hapjen e reparteve të reja për pranimin e paciente të rijn. Për momentin ka krevate të mjaftueshme për pranimin e  pacienteve. Të gjitha Covid qendrat janë në funksion dhe sipas nevojës të njëjtat do të përdoren dhe menaxhohen. Sa I përket furrnizimit me vaksinat, ministri Filipçe deklaroi se situata miomentale është kaotike, meqë kërkesat janë shumë më të mëdha se sa prodhimi i vaksinave, deri në fillimin e javës së parë të muajit prill pritet të vijë kontigjenti I pare me vaksina nga mekanizmi I Kovaksit. Sipas Filipçes në ndërkohë kanë filluar bisediemt intensive edhe me përfaqesues nga Kina dhe Rusia.